minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
24 vjeçari dhunoi me mjete të forta babain, policia e Korçës zbulon të vërtetën e ngjarjes së rëndë - Struga.info


24 vjeçari dhunoi me mjete të forta babain, policia e Korçës zbulon të vërtetën e ngjarjes së rëndë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
24 vjeçari dhunoi me mjete të forta babain, policia e Korçës zbulon të vërtetën e ngjarjes së rëndë

Vihet në pranga një I cili ka dhunuar babain e tij me mjete të forta babain, pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr.17 të Korcës ngjarje e cila fillimisht u raportua se ishte aksidentale.

 

Efektivet e Korcës këtë të enjte  pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, kishte shkuar i dëmtuar në kokë shtetasi Adriatik Kabashi 52 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, menjëherë kanë shkuar në spital me qëllim verifikimin e rastit.

 

Advertisement

Fillimisht 52-vjeçari ka deklaruar se ishte dëmtuar gjatë kohës kur  po punonte në punishten e tij në lagjen nr. 17, Korçë, ku i kishin rënë disa mjete të forta në kokë.

 

Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, këqyrja e pamjeve filmike të vendngjarjes dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ku rezultoi se 52-vjeçari ishte goditur me mjete të forta nga djali i tij shtetasi Adriel Kabashi, 24 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

 

Advertisement

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Adriel Kabashi, 24 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa 52-vjeçari u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy