Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të shtruar në spitalin psikiatrik Zyhdi Shehin, historiani që pak ditë më parë vrau shokun e tij në një azil privat në Tiranë.

Shehi, i cili vuante nga demenca, ka shfaqur probleme të shëndetit mendor, ndërsa në polici ai ka deklaruar se Virxhil Vesho, i cili mbeti viktimë, nuk duhet të hynte më në dhomën e tij, duke mos mbajtur mend për veprimin që kishte kryer.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest në shtëpi për dy infermieret, Nazime Mulla 31 vjeçe dhe Glesantina Saraçi 26 vjeçe, të cilat nuk kallëzuan krimin.

Krimi i rëndë ndodhi më 8 gusht në një azil privat në Tiranë kur Zyhdi Shehi ka qëlluar disa herë me bastun hekuri shokun e tij të dhomës Virxhil Vesho, 82 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";