minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“Pse më ke zënë krevatin”, si ndodhi vrasja në shtëpinë e të moshuarve! 78-vjeçari goditi me bastun në kokë e trup shokun e dhomës - Struga.info


“Pse më ke zënë krevatin”, si ndodhi vrasja në shtëpinë e të moshuarve! 78-vjeçari goditi me bastun në kokë e trup shokun e dhomës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyhdi Shehi është 78-vjeçari i cili goditi disa herë me bastun shokun e tij të dhomës në një shtëpi të moshuarish në Tiranë duke i shkaktuar vdekjen. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se viktima është 82-vjeçari Virxhil Vesho.

Dyshohet se shkak i konfliktit mes të moshuarve është bërë krevati. Mësohet se autori i dyshuar i ka thënë shokut të tij të dhomës “pse më ke zënë krevatin”.

Më pas, sipas policisë, e ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri) 82-vjeçarin, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jtën.

Dy të moshuarit vuanin nga skleroza. Pas ngjarjes së rëndë, 78-vjeçari është arrestuar ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy