Ish-kryeministri Sali Berisha një ditë pas vendimit të gjykatës për vulën e PD ka shigjetuar sërish kundërshtarin e tij politik. Në një deklaratë për mediat, Berisha deklaroi se vendimi në disfavor të tij është dëshmi flagrante e tmerrit që ka kapur kryeministrin Rama.

 

Sipas tij, Rama dhe mafia me të cilët ai bashkëpunon e kanë kuptuar se demokratët janë të pamposhtur. Për këtë arsye, Berisha shton se ato zgjodhën t’i japin një goditje kësaj force politike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ky moment, është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij por e vërteta është dhe segmentet e mafies ndërkombëtare.

Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtuar, ata u përpoqën t’i japin PD-së goditje fatale duke i mbajtur një kufomë politike e peng politik në krye të saj që e akuzonin publikisht dhe ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, sipas Ramës, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën kryesore politike opozitare.

Ky është paradoksi më i madh, jo për Ramën, Rama ka origjinë xhelatërish ndaj pluralizmit dhe kundërshtarit politik”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Partia Demokratike pritet të regjistrohet në Komisionin Qendron të Zgjedhjeve me firmën e Enkelejd Alibeajt. Pala që përfaqësonte këtë të fundit në përballjen në Gjykatën e Apelit e cilësoi vendimin si legjitim.