Berisha takim me demokratët e Tiranës: 11 shkurti është fundi i Edi Ramës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha takim me demokratët e Tiranës: 11 shkurti është fundi i Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të mërkurë një takim me demokratët e degëve 8 dhe 10 në selinë blu.

 

 

Gjatë takimit, Berisha sulmoi sërish kryeministrin Rama me fokus në çështjen ‘McGonigal’.

Advertisement

 

 

Ai inkurajoi demokratët për pjesmarrje të lartë në protestën e lajmëruar në 11 shkurt, duke thënë se kjo datë është dita e fundit e kryeministrit Rama.

 

Advertisement

 

“Ju falënderoj me shumë mirënjohje për punën që keni bërë dhe bëni, për suksesin e madh të protestës së 11 shkurtit, protestë e cila ka ngjallë shpresat e shqiptarëve kudo që janë, protestë e cila ka një interes të madh në mbarë botën.

Afera Rama-McGonigal, është një aferë botërore, që ka tronditur në fushën e sigurisë, jo vetëm në marrëdhëniet bilaterale, por ka tronditur këtë fushë për SHBA-të, vendet e NATO, dhe vendet e lira në tërësi. Aktin që ka bërë Edi Rama, mund ta ndërmerrte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA. Vetëm një vend armik mund ti lejonte vetes, ti korruptojë njeriun më të çmuar të kundërzbulimit, vendit me përgjegjësi më kryesore për sigurinë e botës. Pra në përmasa kjo tejkalon çdo lloj imagjinate për një vend partner, vend të lirë.”– tha Berisha ndër të tjera.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy