Deklaratat për SPAK/ Këlliçi: Shantazhi është vepër penale, Ramës i ka ardhur fundi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deklaratat për SPAK/ Këlliçi: Shantazhi është vepër penale, Ramës i ka ardhur fundi

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas sulmeve të sotme të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK.

 

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi tha se shantazhi ndaj drejtësisë, është vepër penale. Sipas tij, sulmi ndaj SPAK, tregoi se koha e Edi Ramës ka mbaruar.

 

Advertisement

“Kush e ka dëgjuar sot Edi Ramën e kupton hallin e tij dhe grupit të tij të struktuar kriminal që e drejton prej 9 vitesh. Klithmat e Edi Ramë, më shpëtoni nga Sali Berisha tregojnë frikën që e ka kapur. Presioni konstant ndaj institucioneve të drejtësisë konsiderohet vepër penale dhe shantazh ndaj drejtësisë. Shqiptarët e dinë shumë mirë që Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë vetëm maja e ajsbergut të aferës së inceneratorëve.

Rradha e zyrtarëve të përfshirë është shumë e gjatë, duke filluar nga Damian Gjiknuri, Armando Subashi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Edi Rama. Sulmi ndaj SPAK, tregoi se koha e Edi Ramës ka mbaruar.”-tha Këlliçi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy