Këlliçi-Ramës: Ne ty do të të heqim me rrënjë dhe themel nga qeveria!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këlliçi-Ramës: Ne ty do të të heqim me rrënjë dhe themel nga qeveria!

Gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë, deputeti Belind Këlliçi, deklaroi se Rama mund ta ketë Vuçiçin mikun e tij të zemrës, por shqiptarët nuk mund ta pranojnë si të tillë, ministrin e Millosheviçit.

 

Ai u ndal dhe tek afera e inceneratorëve për të cilën tha se nëse SPAK e ka të vërtetë misionin e tij, nuk duhet të ndalet vetëm tek arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

 

Advertisement

“Edi Ramës i bëj një thirrje, Vuçiçin mund ta kesh mikun tënd të zemrës, por në asnjë mënyrë nuk mund t’ua shesësh shqiptarëve për mikun e Shqipërisë. Ministrin e Millosheviçit nuk mund ta pranojnë shqiptarët për mik të Shqipërisë. Edi Rama, e vetmja masë që ke marrë sot është që ke hequr kërpudhën nga Kryeministria.

 

Mos u shqetëso, nuk e ka kush me kërpudhën, e kemi me rrënjën e të keqes dhe korrupsionit në Shqipëri që ka një emër dhe quhet Edi Rama. Ne ty do të të heqim me rrënjë dhe themel nga qeveria, të cilën e ke përdorur vetëm për t’u pasuruar vetë dhe për të dëbuar shqiptarët nga vendi.
Mbrapa inceneratorëve mund të jetë për momentin i arrestuar ish-ministri, apo në kërkim Mirel Mërtiri, apo Klodian Zoto, por pronari i inceneratorëve ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama”, u shpreh Këlliçi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy