Deklarata e Ramës, reagon Vasili: Ky është fundi! Vë shenjën e barazimit mes BE-së dhe Turqisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deklarata e Ramës, reagon Vasili: Ky është fundi! Vë shenjën e barazimit mes BE-së dhe Turqisë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së Ramës në konferencën e përbashkët me Erdogan.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se kreu i qeverisë ka një urrejtje patologjike për Evropën, teksa e cilëson absurd barazimin e BE-së me Turqinë.

 

Advertisement

Postimi:

Ky është fundi, Rama vë shenjen e barazimit mes Bashkimit Europian dhe Turqisë!?
Rama tha sot: “Jo, ne jemi me Shqipërinë as me BE e Turqinë e pikërisht se jemi me Shqipërinë”
Rama tha sot: “mos harrojmë që BE pa Turqinë, do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot për keq. Turqia është një valvul e paçmueshëm për sigurinë për BE”.

Rama e kam thënë kaq herë, që e urren në mënyrë patologjike Europën dhe integrimin e Shqipërisë në BE, por sot ai i vuri vulën.
Jo lum miku për shqiptaret Europa është absolutisht dhe përjetësisht e para.
Për Edi Ramën dhe pazaret e tij Europa është e urryer dhe sigurisht e fundit.
Prandaj ai godet, ofendon, pengon, përdor gjuhë ordinere ndaj Europës, që të pengojë demokracinë europiane, funksionimin e shtetit ligjor europian dhe barazinë europiane para ligjit që të hyjë në Shqipëri.
Ai nuk do Europën, por do sulltanate!
Shqiptarët kanë parë nga perëndimi, që në kohën e Skënderbeut dhe në perëndim ata gjetën mbështetje kur hordhitë gjakatare osmane u derdhën mbi Shqipëri.
Dhe pas viteve 90′ perëndimi hapi dyert për qindra mijëra shqiptarë dhe po perëndimi ishte këtu edhe me bukë dhe me ushtri në 1991 dhe 1997 në ditët më të vështira.
Që të vësh shenjën e barazisë mes Europës dhe Turqisë vetëm një si Edi Rama mund ta bëjë!!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy