Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka falenderuar ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, për kontributin që ka dhënë në vendin tonë gjatë mandatit të tij 4-vjeçar.

Në një postim të saj në “Twitter”, ajo e cilëson kryediplomatin një mik të mirë të Shqipërisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Faleminderit i dashur Luigi për gjithçka që ke bërë për të mbështetur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Por mbi të gjitha faleminderit që keni qenë një mik i mirë i Shqipërisë. Puna juaj e palodhur pas tërmetit dhe gjatë pandemisë do të kujtohet me mirënjohje të pamasë. Të uroj më të mirat në pozicionin tënd të ri!”