Xhaçka takim me sekretarin e Shtetit Francez për Çështjet Evropiane: Diskutuam për integrimin e Shqipërisë në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhaçka takim me sekretarin e Shtetit Francez për Çështjet Evropiane: Diskutuam për integrimin e Shqipërisë në BE

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Shtetit Francez për Çështjet Evropiane, Clement Beaune.

Xhaçka bën me dije se është diskutuar mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sfidat me të cilat përballet vendi jonë, por edhe Ballkani Perëndimor.

“Një takim shumë i mirë me Sekretarin e Shtetit Francez për Çështjet Evropiane, Clement Beaune. Diskutim i hapur dhe i sinqertë për të ardhmen e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE si dhe sfidat me të cilat po përballemi. Mirënjohje për mbështetjen franceze për rajonin tonë. Mirëpresim të forcojmë më tej angazhim dhe bashkëpunim tonë në të ardhmen”, tha Xhaçka.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy