ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dha një deklaratë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York para takimit në Këshillin e Sigurisë në lidhje me luftën në Ukrainë pas sulmit nga Rusia.

 

Xhaçka tha se është thelbësore që të gjitha krimet e luftës në Ukrainë të dokumentohen dhe të përdoren në gjykatë. Sipas ministres, propaganda ruse ka shtrembëruar realitetin, por ne duhet të themi të vërtetën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

‘Thelbësore që të gjitha krimet e tilla të dokumentohen dhe të përdoren në gjykatë. Të ndihmojmë për dokumentimin e fakteve mbi mizoritë e kryera në Ukrainë. Agresioni rus kundër Ukrainës ka hyrë në muajin e tretë, miliona njerëz janë larguar. Lufta e zgjedhur nga Rusia ka shkaktuar vuajtje të pamasë të popullatës. Propaganda ruse për të shtrembëruar realitetin, ne duhet të themi të vërtetën. Drejtësia duhet të mbizotërojë.’- tha Xhaçka.