Ambasadori shqiptar në OKB: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e rënda

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasadori shqiptar në OKB: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e rënda

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, në fjalën e mbajtur në Këshillin e Sigurimit, u shpreh se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi para drejtësisë për sulmet në Ukrainë.

 

Ai shtoi se Rusia është izoluar si kurrë në historinë e saj, si dhe është bërë vendi më i sanksionuar në botë dhe histori.

 

Advertisement

“Rusia duhet të mbajë përgjegjësi para drejtësisë. Rama e ka quajtur një trup të vërtetë. Rusia duhet të ndalojë sulmin në Ukrainë, por Rusia nuk po respekton asnjë rregull. Ligji do të vazhdojë, nuk mund ti shpëtojnë përgjegjësive. Krimet që janë kryer në qytete të ndryshme të Ukrainës janë të mëdha. Ajo që ndodhi në Bucha është e tmerrshme. Ne mbështesim të drejtat e njeriut. Rusia ka deklaruar se do ta zhvendosë fokusin në lindje të Ukrainës. Rusia është izoluar, është transformuar brenda 10 ditësh. Ushtria ruse është përballur me humbje të mëdha”, tha Hoxha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy