Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka teksa foli në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian tha se Shqipëria vijon të mbetet dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-Maqedonia e Veriut.

 

Xhaçka shtoi se Konkluzioni i dhjetorit të Këshillit të BE bëri të qartë se duhet  të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Arritjet tona janë pranuar në mënyrë unanime nga 27 vende të BE. I kemi kryer “detyrat e shtëpisë” në zbatimin e programit të reformave gjithëpërfshirëse. Raporti i Komisionit tregon se Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe e ka dëshmuar veten si një partner i besueshëm i BE. Gjatë 2021, kemi zhvilluar një proces intensiv lobimi nëpërmjet takimeve me partnerët tanë evropianë. Janë zhvilluar 8 mekanizma të përbashkët BE-Shqipëri në bazë të Marrëveshjes së stabilizim-asociimit ndërsa në kuadër të Planit Kombëtar të Integrimit Evropian 2021, u miratuan 66 akte dhe 87 projektakte

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Xhaçka shtoi se objektiv i Ministrisë së Europës dhe Punet e Jashtme për vitin 2022 është mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare në kohë sa më të shkurtër.