Aksidenti në Bullgari, Xhaçka: Viktimat ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Rama: Dhimbje, s’ka fjalë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksidenti në Bullgari, Xhaçka: Viktimat ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Rama: Dhimbje, s’ka fjalë

Ministrja e Punëve të Jashtme shqiptare Olta Xhaçka ka reaguar për aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona nga Maqedonia e Veriut.

Në një postim në Facebook ajo thotë se viktimat ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave.

“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë”, shkruan ajo.

Edhe kryeministri Edi Rama ka shprehur dhimbjen për aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, mes të cilëve edhe fëmijë.

Advertisement

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët… Dhimbje”, shkruan Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy