Ferdinand Xhaferaj, deputet i PD ripërsëriti edhe një herë tjetër kërkesën e tij për largimin e Bashës nga drejtimi i partisë.
Xhaferaj deri tani në krah të kryedemokratit konfirmoi qëndrimin e mbajtur të hënën në mbrëmje në mbledhjen e grupit parlamentar aty ku kishte kërkuar që të largohet Basha dhe të hapetg gara për zgjedhjet brenda kësaj force politike. Ai shtoi se Basha nuk është më I pëlqyer nga baza.
Mbrëmë, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kam kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashes nga posti I Kryetarit të Partisë Demokratike. Alternativa që PD paraqet nën lidershipin e tij qartazi nuk është e pëlqyer as nga baza e partisë, as nga votuesit e djathtë, as nga elektorati gri.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Deputeti i Durrësit shton se nuk mund të pranoje deklaratat e Bashës se ai nuk ka humbur asnjë pale zgjedhje.
Unë refuzoj të pranoj se Lulzim Basha nuk ka humbur asnjë garë. Po njësoj refuzoj të pranoj se PD është e ndarë ndërmjet Bashës dhe Berishës dhe s’ka opsion përtej tyre. Themelet e një opozite të vërtetë, sic e meritojnë demokratë dhe më gjerë, hidhen duke dalë së pari nga kurthi i kultit të individit. Grupi Parlamentar i PD-së e ka kapacitetin dhe mbi të gjitha përgjegjësinë të prodhojë një lidership të ri që të nisë procesin e vështirë por shpresëdhënës të ringritjes së partisë.