Basha në “gijotinë”,  shumica e deputetëve i kërkojnë largimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha në “gijotinë”,  shumica e deputetëve i kërkojnë largimin

Humbja e thellë në zgjedhjet e 6 marsit në ato Bashki ku ka pasur proces të pjesshëm electoral, ka shkaktuar një furtunë të vërtete brenda radheve të PD.

 

Mbledhja e grupit parlamentar mbrëmjën e të hënës që ka zgjatur me orë të tëra është shoqëruar me debate dhe kërkesë llogarie nga deputetët e PD kundrejt Lulzim Basha.

 

Advertisement

Shumë deputete kanë shprehur pakënaqësi të madhe në lidhje me rezultatin e 6 marsit duke vënë gishtin tek kryetari Basha të cilit I kërkuan dorëheqjen dhe futjen e partisë në një process të brendshëm zgjedhor për drejtuesin e saj.

 

Gjekmarkaj ishte më i ashpri nga të gjithë, teksa vendosi edhe të japë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të PD.

 

Advertisement

Në të njëjtën linjë ishte edhe Helidon Bushati, Xhelal Mziu dhe Ferdinand Xhaferri.

 

Kritike ishte edhe Grida Duma e cila ndryshe nga sa Basha than ë deklaratën e tij një ditë pas humbjes, shtoi se Kryedemokrati duhet të jetë I sinqertë dhe të pranojë se ka humbur disa palë zgjedhje.

 

Advertisement

Të paktë janë zërat që ka aktualishtë në mbështetje Basha brenda grupit parlamentar ndërsa mbetet të shihet se cili është qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi , apo edhe I nënkryetares tjetër të PD, Jorida Tabaku.

 

Kjo e fundit nuk ishte e pranishme në mbledhjen e grupit parlamentar.

 

Advertisement

Në zgjedhjet e të dielës, PD doli forcë e trete në 5 nga 6 Bashkitë ku pati process, ndërsa vetëm në Rrogozhinë doli e dyta. Një rezultat që është padiskutim më I dobëti në këto 3 dekada.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy