Basha-deputetëve: 6 marsi ishte kurth, ishim të detyruar të merrnin pjesë në zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha-deputetëve: 6 marsi ishte kurth, ishim të detyruar të merrnin pjesë në zgjedhje

Një ditë pas rezultatit humbës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar të PD-së.

 

Mësohet se lideri demokrat Basha ka thënë para deputetëve se 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe se u vendosën “para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje”.

 

Advertisement

Basha gjithashtu deklaroi se rezultati i këtyre zgjedhjeve ka qenë larg pritshmërive.

 

6 marsi ishte beteja e parë zgjedhore mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, por pavarësisht se Berisha e fitoi këtë betejë, asgjë nuk do të ndryshojë në Partinë Demokratike.

Nga ana tjetër, këto zgjedhje bënë të qartë se përballë kësaj opozite të përçarë, Partia Socialiste është më e fortë se asnjëherë më parë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy