Humbi në 6 bashki/ Reagon për herë të parë Basha: 6 marsi ishte një anomali e një anomalie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbi në 6 bashki/ Reagon për herë të parë Basha: 6 marsi ishte një anomali e një anomalie

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas humbjes në 6 bashkitë e vendit ku dje u zhvilluan zgjedhjet për kryetar bashkie.

 

Basha tha se zgjedhjet e 6 marsit ishin një anomali e një anomalie.

 

Advertisement

“Së pari dua që procesi të përfundojë dhe në këtë kuadër i bëj thirrje numëruesve të vazhdojnë deri në fund procesin e numërimit. Procesi i 6 marsit ishte një anomali e një anomalie. Një anomali ishin zgjedhjet moniste të 30 qershorit.

 

Anomlaia e dytë ishte që 4 nga kryebashkiakët ishin me rekorde kriminale. Në kushtet kur nuk ka asnjë reflektim në anomalitë e tjera që çuan në deformimin e zgjedhjeve të 25 prillit, shumica dërrmues e kanë kuptuar nevojën për një reformë të thellë.

 

Advertisement

Sot kemi një sistem politkk që është vënë në shërbim të një grushti politikanësh dhe varfëon shqiptarët. 6 marsi nuk është një normalitet, por një anormalitet i një anormaliteti”, tha Basha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy