minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Meta reagon për herë të parë për situatën në PD: Basha fajtor - Struga.info


Meta reagon për herë të parë për situatën në PD: Basha fajtor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta reagon për herë të parë për situatën në PD: Basha fajtor

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për situatën e dhunshme në të cilën u përfshi Partia Demokratike më 8 janar.

 

Në një intervistë për mediat maqedonase, kreu i shtetit bëri me faj Lulzim Bashën për pikën ku ka arritur sot partia më e madhe e opozitës. Sipas Metës, Basha si kryetar është kundërshtuar nga demokratët dhe për këtë arsye ai duhet t’i hapë rrugë votëbesimit.

 

Advertisement

ILIR META
PRESIDENT I SHQIPERISE
“Asnjë demokrat nuk i meritonte ngjarjet e 8 janarit. Kur një kryetar kontestohet, ai duhet t’i nënshtrohet një procesi votëbesimi. Duhet të tregojë apo të konfirmojë legjitimitetin e tij. Për fat të keq, prej kohësh kërkohet një konfrontim artificial dhe i përgjakshëm. “Udhëheqja e opozitës” po provokon një tension dhe pretendon në forma policore të imponojë një autoritet që nuk e ka. Sepse në demokraci autoriteti fitohet me votë. Konfirmohet me votë. Nuk fitohet me polici. Fitohet me procedura. Cdo krizë politike ka vetëm zgjidhje politike. Zgjidhja është vota.”

 

Duke u rikthyer pas në kohë te vendimet më ekstreme që ka marrë Basha si kryetar, Ilir Meta ia lë fajin si për djegien e mandateve, ashtu edhe për bojkotin e reformës në drejtësi.

 

Advertisement

ILIR META
PRESIDENT I SHQIPERISE
“Në mënyrën më absolute për dy aktet e para, përgjegjësia është e tij ekskluzive! Për djegien e mandateve të opozitës, sepse ka qenë Kryetari i Opozitës. Edhe për cështje tjetër të pushtetit vendor, të bojkotit, sepse ka qenë vendimi i tij. Ai sot mund të thotë se kanë qenë vendimet e Berishës, por atëhere unë nuk e di se si mund të besohet sot, nëqoftë se ka qenë e vërtetë që ai ishte kryetari dhe vendimet i merrte Berisha, dhe po sot ai nuk zbaton vendimet e të tjerëve…, pra jo vendimet e tij??!! Këto të dyja në mënyrë të padiskutueshme. Dhe për bojkotin e reformës në drejtësi. Në opozitë. Është përgjegjësia e tij. Dhe për disa veprime të tjera. Se në qoftë se unë jam President, nuk mund t’ia vë fajin për ato që nënshkruaj dhe t’iu lë fajin këshilltarëve apo jo?”

 

Presidenti u ndal edhe tek integrimi në BE, duke deklaruar se nuk do të dëshironte që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt Bashkimin Evropian.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy