Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferaj ka reaguar për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaferaj thekson 8 Janari do të mbahet mend gjatë si dita e fundit e një Partie Demokratike të kapur nga hijet dhe dhuna e së shkuarës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“8 Janari ishte një ditë e rëndë për cdo demokrat i cili udhëhiqet nga dëshira për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, të fortë dhe përfaqësuese. Dhuna përmbi selinë e PD-së dhe cdo demokrati i shërben interesave të vetëm një personi. 8 Janari do të mbahet mend gjatë si dita e fundit e një Partie Demokratike të kapur nga hijet dhe dhuna e së shkuarës. Në gjenezë, Partia Demokratike lindi për të siguruar të ardhmen perëndimore të Shqiperisë, dhe do të vazhdojë në përmbushjen e misionit të saj’, shkruan Xhaferaj.