Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka deklaruar se mungesa e bisedimeve për integrimin europian do të ndikojë jo vetëm në Maqedoni e Shqipëri, por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu Zaev theksoi se tashmë është koha që BE të mbajë premtimet e saj pa asnjë vonesë, duke shtuar Republika e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar të gjitha detyrimet e saj.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar të gjitha detyrimet e saj. Komisioni e njohu përparimin në raportet e tij dhe ua bëri të qartë shumë udhëheqësve të vendeve anëtare se vendi ynë ka një rekomandim të pakushtëzuar për të filluar negociatat,” tha Zaev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";