Zaev-Silvestri: Maqedonia e Veriut i përket Evropës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Andrea Sillvestri, ambasadori i ri i Republikës së Italisë në vend.

Në takim, sipas njoftimi të shërbimit qeveritar për shtyp,  u shpreh mbështetja e Italisë për integrimet euroatlantike të vendit tonë. U konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë historike, gjeografike, kulturore dhe politike i përket Evropës dhe u shprehën pritshmëritë që vendi ynë të vazhdojë të lëviz drejt rrugës evropiane.

Kryeministri Zaev u falënderua për miqësinë e sinqertë dhe tradicionale me Republikën e Italisë dhe shprehu përcaktim për thellimin e bashkëpunimit bilateral veçanërisht në planin ekonomik, për çka është vlerësuar se ekziston interes nga të dyja palët.

“Vlerat evropiane u nevojiten qytetarëve tanë dhe ne do të vazhdojmë ta zhvillojmë shtetin sipas këtyre parimeve. Jemi të përkushtuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përmes marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, ka zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, ndërtojmë Një shoqëri për të gjithë qytetarët dhe tani vlerësojmë se është koha për përkushtim të fokusuar drejt ekonomisë, shëndetit, arsimit dhe të fushave që drejtpërsëdrejti kanë të bëjnë me cilësinë e qytetarëve në vend”, tha Kryeministri Zaev.

Advertisement

Në mbledhje bashkërisht u vlerësua se Italia mund të ndihmojë në reformat në gjyqësor dhe sundimin e së drejtës, ndërsa u bisedua edhe për bashkëpunim në sferën e shëndetësisë.

Kryeministri Zaev në takimin me ambasadorin Sillvestri, i bëri ftesë Kryeministrit italian Xhusepe Konte për vizitë zyrtare në vendin tonë, kur do të vlerësohet se ekzistojnë kushte për vizitën./Telegrafi/

Zaev-Silvestri: Maqedonia e Veriut i përket Evropës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy