Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i kërkoi liderit të ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski që të ruajë vlerat e partisë, ndërkohë që i dorëzoi dje në mbrëmje detyrën.

Zaev theksoi se këto vlera janë: “liria, solidariteti, demokracia, barazia dhe ruajtja e kapacitetit dhe potencialit demokratik”, duke theksuar se “kjo parti i duhet shtetit”.

“LSDM është një nga partitë më të mëdha shtetformuese që në gjithë këto 30 vite pavarësi ka luajtur rolin e saj shtetëror. Amaneti që të fitoj në zgjedhjet e ardhshme, që LSDM-ja dhe vlerat e saj të zbatohen edhe më shumë”, tha Zaev në një prononcim për TV 24.

Kujtojmë që në fjalimin e fitores Kovaçevski u shpreh se programet e tyre zgjedhore do të jenë pjesë e strategjisë së re të partisë. “Shokë, sonte LSDM është fituese. Sonte LSDM mbajti edhe një leksion nga demokracia. Të gjithë mund të festojmë zgjedhjet e suksesshme, por nga nesër duhet të përveshim mëngët dhe t’i shkojmë punës,” tha Kovaçevski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";