Zaev i rikthehet tërheqjes, thërret të martën strukturat drejtuese të LSDM

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zaev i rikthehet tërheqjes, thërret të martën strukturat drejtuese të LSDM

Pas shumë kritikave dhe pasi i shpëtoi pak ditë më parë mocionit të votëbesimit në Kuvend, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm, Zoran Zaev vendos të largohet, së paku nga drejtimi i partisë.

Për këtë arsye, kryetari i LSDM ka vendosur të thërrasë mbledhjen e organeve dhe strukturave të partisë, këtë të martë të 23 nëntorit, për të zyrtarizuar dorëheqjen nga posti e për të nisur menjëherë procedurat për hapjen e garës, sipas statutit të partisë, përzgjedhjen e pasuesit të tij.

“Të gjithë ata që bënin drama, sidomos nga opozita jonë, vazhdimisht po e gënjejnë popullin dhe e hutojnë. Fjala është fjalë dhe do të jem shumë i lumtur që të shoh fjalë kaq të mëdha të dhëna nga politikanë të tjerë për poste kaq të rëndësishme”, tha Zaev.

Mediat në Shkup kanë nisur të diskutojnë për atë që pritet të jetë pasuesi i tij në krye të LSDM. Flitet për zv.ministrin e Financave dhe anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Partisë, Dimitar Kovaçevski, si favorit për t’u ulur në karrigen e Zaev por kjo pritet të mësohet të martën pas mbledhjes së partisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy