Organet drejtuese të partisë maqedonase, Lidhja Social Demokrate (LSDM), kanë miratuar dorëheqjen e Zoran Zaevit nga kreu i partisë, pas një debati që ka zgjatur deri në orët e para të ditës së shtunë.

“Nga dita e shtunë fillon procedura për organizimin e zgjedhjeve brenda partiake, në të cilat do të mund të kandidojë kushdo që i plotëson kushtet e parashikuara me statutin e partisë”, ka deklaruar zëdhënësja e LSDM-së.

Kryetari i ri i partitë pritet të emërohet më 12 dhjetor në zgjedhjet e brendshme partiake, dhe do te jete gjithashtu i mandatur për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. Në Kuvend, partitë në pushtet dhe ato në opozitë kanë nga 60 deputetë. VMRO-DPMNE-ja konsideron se Qeveria e udhëhequr nga Zaevi, pas zgjedhjeve lokale nuk ka legjitimitet, andaj zgjidhjen nga kriza parlamentare e sheh në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";