Të premten pritet të vërtetohet dorëheqja e Zaevit në LSDM

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të premten Bordi Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së do të diskutojë për dorëheqjen e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev i cili e dha pas disfatës në zgjedhjet lokale.

Mbledhje e organeve partiake duhej të mbahej dje, por për shkak të aksidentit që ndodhi, mbledhja u anulua.

Kjo do të thotë se të premten duhet të vërtetohet dorëheqja e Zaevit dhe të fillojë afati 15 ditor për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme për kryetar të ri të partisë.

Kujtojmë se djepo ashtu duhej të mbahej mbledhja e Alternativës ku duhej të vendoset nëse do të shkohet në qeveri ose do të mbesë, por për shkak të tragjedisë, edhe kjo parti e shtyu mbledhje.

Advertisement

Ndryshe, javën e kaluar kishte takim mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi për përfshirjen e Gashit në Qeveri, por nuk u mor ndonjë vendim për rritjen e shumicës./Telegrafi/

Të premten pritet të vërtetohet dorëheqja e Zaevit në LSDM shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy