Fatbardh Kadilli, që garoi për t’i zënë vendin e kryetarit Lulzim Bashës, do të kërkojë gjatë mbledhjes së Kryesisë që ndryshimet statutore të kryhen duke u bazuar në Manifestin Politik për Ringritjen e PD.

 

Ai tha se në këtë mënyrë Partia Demokratike do të futet në një proces reformues dhe më pas do të jetë më e bashkuar dhe gati për fitore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në mbledhjen e Kryesisë do të kërkoj që Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar. Manifesti Politik propozon një shndërrim rrënjësor në PD. Zgjeron demokracinë e brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje, garanton karrierën dhe mbi të gjitha krijon terrenin për cdo iniciative politike. Ne duhet të ndërtojmë një PD të PASTËR, të HAPUR, të BASHKUAR dhe FITUESE!”