Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, ashtu siç është deklaruar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, do të dalë brenda 48 orëve. Procesi I numërimit, siç është parë edhe gjatë ditës, ka vijuar me ritme të larta, ku deri më tani janë numëruar mbi 93% e votave dhe Partia Socialiste e ka të sigurt fitoren. Kjo i sjell mandatin e tretë qeverisës, duke u bërë kështu partia e parë që të qeverisë për tre mandate radhazi.

 

PS ka arritur që të marrë deri tani 74 mandate, duke mundësuar krijimin e qeverisë e vetme, pa pasur nevojën e krijimit të koalicioneve paszgjedhore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, deri në orën 16:00, në qarkun e Tiranës janë numëruar 86 % e votave ku PS ka fituar thellë në kryeqytet duke marr 48.6 % të vota ose 18 mandate. PD ka marrë 39.1 % ose 15 mandate. LSI merr 2 mandate ose 6 % të votave dhe e Tom Doshit merr një mandat me 2.9 %.

 

Ndërsa në qarkun e Durrësit janë numëruar mbi 93% e votave, ku PS vijon të kryesojë. Deri më tani socialistëtkanë marrë 50.6 % të votave, për t’u ndjekur nga PD me 41 %, ndërsa LSI ka marrë 6.2%. E përkthyer në mandate ndarja është PS 8, PD 6 dhe LSI mbetet pa mandat. LSI humbet mandatin e vetëm dhe i kalon PS.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";