Specialistja e ndërtimit dhe inxhinierja, Luljeta Bozo është një nga zërat më qetësues për qytetarët shqiptarë, sa herë që në vendin tonë regjistrohen lëkundje tërmeti.

Por a ka qenë vetë inxhinierja ndonjëherë e frikësuar? E ftuar në emisionin “7pa5”, zonja Bozo tha se kurrë nuk ka pasur frikë.

Bozo: Unë frikë, asnjëherë. Ke frikë kur ke paqartësi…frika nuk ekziston tek unë. Ndoshta është kultivuar që në fëmijëri. Prandaj them që edukata rrënjoset që në familje. Shembulli i parë për një fëmijë është prindi. E vetmja frikë që kam pasur, ishte kur bëja… kam punuar 7 vjet për të prodhuar një material të ri, dhe kur bëja ato përzgjedhjet dhe nuk e dija cila do të ishte përzgjedhja optimale, e gjithë frika ime ishte nëse ajo përzgjedhje do më jepte rezultatin që doja. Nëse kjo mund të quhet frikë./vizionplus.tv 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";