Shkencëtarja që qetësoi shqiptarët pas tërmetit, Luljeta Bozo rrëfen me nostalgji fëmijërinë dhe kohën e studimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkencëtarja që qetësoi shqiptarët pas tërmetit, Luljeta Bozo rrëfen me nostalgji fëmijërinë dhe kohën e studimeve

Deputetja Luljeta Bozo ishte pak ditë më parë e ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, kur rrëfeu detaje të patreguara më parë nga jeta e saj.

Ajo kujtoi me nostalgji kohën e studimeve në Rusi, ku tha se prishi gjysmën e bursës duke parë shfaqe në teatër.

Bozo tregoi se bashkë me shoqen e saj harxhuan një shumë të madhe për të parë “Liqenin e Mjelmave” dhe shfaqje të tjera, teksa kujtoi se prisnin me mall për t’u rikthyer në Shqipëri.

Advertisement

Ajo ka kujtuar gjithashtu edhe fëmijërinë e saj dhe ka treguar se është ndikuar shumë nga të dy prindërit, për të cilët tha se nuk kanë debatuar kurrë në sy të fëmijëve.

Njeriu që qetësoi shqiptarët pas tërmetit të 26 nëntorit, tregoi gjithashtu se dashurinë për natyrën e ka marrë në familje.

“Ka qenë një fëmijëri gjithë dritë. Ne ishim 5 fëmijë dhe kishim një organizim të përsosur ku të gjithë kujdeseshim për njëri-tjetrin, puna ishte për të gjithë njëlloj. Dashurinë për natyrën, për kafshët, për bimët e kemi marrë që në familje”, tregoi Bozo. /vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy