Në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama ka kritikuar një pjesë të kryetarëve të bashkive, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Rama u shpreh se disa kryebashkiakë që morën postin në një garë pa rivalë, bëjnë sikur kundërshtarët e tyre nuk ekzistojnë. Kreu i qeverisë vuri theksin te dy probleme më të mëdha siç është papastërtia dhe mosdhënia e shërbimit për qytetarët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Zgjedhjet vendore janë në prag. PS është garanci edhe për këto zgjedhje, këto përmirësime do i japin PS fuqinë e nevojshme për ti përballuar. Do jenë bilanc, nuk jam shumë optimist për këtë bilanc për një pjesë jo të vogël të bashkive tona. Disa kryebashkiakë që u zgjodhën pa garë kanë qëndruar në krye të bashkisë sikur kundërshtarët nuk ekzistojnë, papastërtia nuk ekzistok”, u shpreh kreu i PS.