“Do marrim pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore”/ Rama: PS nuk i jep shans të dytë askujt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do marrim pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore”/ Rama: PS nuk i jep shans të dytë askujt

Kryeministri Edi Rama deklaroi se PS do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore, në datën 6 mars.

 

Para mediave, Rama tha se do të paraqesin kandidatët dhe do të respektojnë afatet. Ndërkohë ai tha se në listë nuk do të ketë kandidatë të cilët janë zgjedhur deputetë.

 

Advertisement

“Nuk mendoj që do të kemi deputetë në këtë garë sepse ata janë zgjedhur për të bërë deputetin”, tha Rama.

 

Ndërkohë ai theksoi se nuk do të këtë një shans të dytë për ata ish kryebashkiakë të cilët bënë deklaratë të rremë për pastërtinë e figurës.

 

Advertisement

“Shanset e dyta jepen në marrëdhënie individuale, mund t’i japim njëri tjetrit kur jemi miq dhe shanset e dyta i jep zoti. Ndërsa PS nuk i jep shans askujt që na ka vënë në pozitë të vështitë në sy të njerëzve. S’ka shanse të dyta për asnjë që bën deklaratë të rremë lidhur me jetën, veprimtarinë e gjithë aspektet që kanë të bëjnë me pastërtinë e figurës”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy