Zgjerohet gjatë natës vatra e zjarrit në Malin e thatë i cili ka prekur edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës.

Sipas të dhënave një grup pune prej 10 vetash ka shkuar që në orët e para të mëngjesit drejt vatrës, ndërsa janë nisur edhe punonjës të zjarrfikëses, emergjencave civile, ndërmarrjes së punëve publike, nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë, banorë të zonës.

Sipërfaqja e përshkruar është e madhe dhe zjarri po i afrohet pyjeve me dushk.

Është kërkuar ndihmë edhe në komunën e Ohrit por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse kanë nisur forca njerëzore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prej 4 ditësh flakët vijojnë të jenë aktive në këtë zonë ndërsa në 24 orët e fundit për shkak të erës ka marrë përhapje të madhe.

Zjarri mendohet se është i qëllimshëm i vendosur nga barinjtë e zonës së Malit të Thatë për kullota të reja, por ka dalë jashtë kontrollit.