Media serbe: Zgjerohet harta e përdhunuesit Aleksiç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Media serbe: Zgjerohet harta e përdhunuesit Aleksiç

Mirosllav Aleksic dhe Milena Radullovic

Sipas mediave serbe, disa gra nga vende të ndryshme evropiane dhe Amerika raportuan se ishin abuzuar seksualisht nga mësuesi i aktrimit Miroslav Mika Aleksiç, 69 vjeç.

“Një shtetase serbe erdhi nga Shtetet e Bashkuara. Ajo ishte një studente në shkollën e Mike Aleksiç dhe ka një përvojë shumë traumatike të abuzimit seksual. Siç tha ajo, Aleksiç abuzoi në mes të viteve ’90 “, tha një burim për Blic-in serb.

Vajza tashmë ka dhënë një deklaratë në polici përmes Skype dhe ka shumë të ngjarë të jetë dëshmitare e çështjes. Prokuroria vendosi që të gjitha gratë mund të bënin deklarata përmes thirrjes video.

Advertisement

“Eshtë shumë më e thjeshtë, pasi ata nuk kanë pse të udhëtojnë dhe kjo do të thjeshtojë procedurën, do ta shpejtojë atë dhe nga ana tjetër do të inkurajojë të gjitha viktimat ose dëshmitarët e mundshëm,” shtoi burimi i medias serbe.

Një numër i madh i grave kanë raportuar tashmë se ato ishin viktima të Aleksiçit, por shumica e tyre janë raste të vjetruara.

“Kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të dekurajojë viktimat, sepse të gjitho ato që kanë pasur shqetësime dhe që janë abuzuar mund të dëshmojnë dhe ndihmojnë të zbulojnë gjithçka që ka ndodhur në shkollë dekada më parë,” thotë burimi.

Aleksiç akuzohet për abuzim seksual të gjashtë vajzave që raportuan rastin në polici nga 2008 në 2020, por dyshohet se kishte më shumë raste.

Advertisement

Prej javësh, çështja “Aleksiç” është kryelajm i mediave serbe, pasi një disa figura të njohura femërore nga bota e aktrimit, nisën të denonconim publikisht se si është abuzuar me ta vite më parë në shkollën e Aleksiçit, pikërisht nga ky i fundit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy