Gazetaria greke është në shok pas lajmit se Nikos Katsikas, një emër i njohur i gazetarisë së fqinjit jugor, është gjetur i pajetë, për më tepër i vrarë, ndodhur kjo në Giza të Egjiptit, ku ai ishte rezident me motive profesionale.

Ditë të tëra pa u parë, humbur kontaktet me familjen, ai u gjet i qëlluar me thikë në banesën ku qëndronte në Giza. Dyshohet që njeriu i cili i morri jetën të jetë një shpërndarës ushqimesh, mes të cilëve kishte njohje. Ndërsa qëllimi i vrasjes dyshohet të ketë qenë grabitja.

Sipas medias egjiptiane, autoritetet vendase vlerësojnë se motivi i vrasësit ishte grabitja e Katsikasit, i cili punonte si korrespondent i Agjencisë Athinase të Lajmeve në Kajro dhe bashkëpunonte me ERT për disa vite.

Kush ishte Nikos Katsikas?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nikos Katsikas ka lindur më 7 maj 1966 dhe ishte me origjinë nga Pireu. Ai punon si korrespondent për APE-MPE në Kajro që nga shtatori 2016, dhe në gazetën historike Fos në Kajro që nga vitet 2000. Para Kajros, ai ishte korrespondent i mediave greke në Bruksel.

Ai ishte kryeredaktor i edicionit të përjavshëm Neo Fos në Kajro (vazhdim i Fos-it historik), i edicionit mujor “Alexandrinos Tachydromos” dhe i faqes informative Pyramis.

Ai ishte njëherësh nënkryetar i Qendrës Helenike në Kajro. Gjithashtu ishte anëtar i Shoqatës së Redaktorëve të Gazetave Ditore të Athinës (ESIEA).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";