Mesditën e sotme një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe mjaft të madhe me ullinj dhe agrume territorin e Bashkisë Belsh.

 

Era e fortë dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen me shpejtësi të flakëve në të gjitha drejtimet duke djegur në pak kohë disa hektarë me ullishte dhe agrume.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për izolimin dhe shuarjen e flakëve janë mobilizuar forcat dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës të bashkive Belsh, Kuçovë e Cërrik. Në ndihmë të tyre në terren janë edhe dhjetëra banorë të zonës dhe punonjës të shërbimit pyjor.