Polciia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me zjarrin që përfshiu një banesë në Shkodër.

 

Sipas policisë, një i moshuar ka humbur jetën ndërsa bashkëshortja e tij ka marrë djegie.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Më datë 03.02.2022, rreth orës 13:30, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka rënë zjarr në katin e parë të një pallati. Si pasojë ka gjetur vdekjen shtetas M. Z. 79 vjeç, dhe ka pësur djegie bashkëshortja e tij e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet PMNZ, ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.