Vatra e zjarrit në lagjen Kaprre në Njësinë Administrative Shalë në Shkodër është vënë në kontroll dhe nuk ka rrezik për banesat pranë vendit.

Falë angazhimit të të gjithë strukturave është bërë e mundur izolimi i vatrës së zjarrit e cila vijon ende të mbahet në monitorim për shkak të erës që favorizon përhapjen e flakëve.

Nga ana e strukturave të emergjencave civile të Bashkisë Shkodër po mbahet koordinim i vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile të Prefekturës Shkodër dhe Agjensinë Kombëtare të Mbrotjes Civile.

Për shkak të situatës së krijuar, grupet e angazhuara do të jenë në terren edhe gjatë natës me qëllim që të mbahet nën monitorim situata e kësaj vatre zjarri të shfaqur rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";