Zjarri në Malin e Çikës, reagon Ministria e Mbrojtjes: Vihen nën kontroll flakët nga drejtimi i Palasës, vijon puna…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri në Malin e Çikës, reagon Ministria e Mbrojtjes: Vihen nën kontroll flakët nga drejtimi i Palasës, vijon puna…

Prej 5 ditësh vijojnë flakët në Malin e Çikës.

 

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës.

 

Advertisement

Ndërkohë vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve.

 

 

“Falë reagimit të shpejtë gjatë 24 orëshit të fundit janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës. Mirënjohje efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve të angazhuar. Falenderime Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për përgjigjen në kohë të shpejtë dhe ndihmën e dhënë. Një thirrje për të gjithë qytetarët: Ruani mjedisin, ruani veten dhe të tjerët, duke bërë kujdes me ndezjen e zjarreve! Zjarrvënia e qëllimshme dënohet dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë!” – shkroi Niko Peleshi.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy