Djegia e një sipërfaqe të madhe kullota, bimë medicinale e pyje në Malin e Thatë ka shkaktuar ndotje të rëndë në të gjithë fshatrat e fushës së Maliqit madje e fshatra të Devollit.

Kjo ndjotje ka ardhur për shkak se prej 5 ditësh Mali i Thatë është përfshirë pothuajse i gjithi nga flakët ndërkohë që ditën e sotme për shkak të situatës së rënduar nga zjarret nuk pati ndërhyrje nga ajri, gjë e cila solli këtë situatë në fshatrat e fushës së Maliqit e jo vetëm, pasi raportohet se tymrat i janë afruar dhe qytetit të Korçës.

Një tjetër arsye e mbulimit me tym të fshatrave të njësive administrative Pirg e Vreshtas është edhe djegia e zonës torfike në fushën e Maliqit, e cila është riaktivizuar këtë mbasdite duke çliruar tymra të shumtë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";