Stuhi e fortë në juglindje të vendit/ Dhjetra fshatra në bashkinë e Maliqit mbeten pa energji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stuhi e fortë në juglindje të vendit/ Dhjetra fshatra në bashkinë e Maliqit mbeten pa energji

Reshje të shumta shiu, shoqëruar me erëra të forta në fshatrat e Bashkisë së Maliqit dhe jo vetëm.

 

Stuhi që ka sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në fshatrat të Njesive Administrative Vreshtas, Libonik dhe 5 fshatra të Njësisë Administrative Gore.

 

Advertisement

Me probleme paraqiten edhe fshatrat të Njësisë Administrative Dardhas në Bashkinë e Pogradecit. Ndërkohë që shkëputje të energjisë elektrike ka pasur edhe në fshatra të tjerë të fushës së Korçës dhe Maliqit.

 

Probleme këto bëjnë me dije burimet kanë ardhur si pasojë edhe të shkarkimeve.

 

Advertisement

Specialistet e OSHE-se dhe ato te Operatorit të Transmetimit janë në gatishmeri, pasi ka pasur edhe stakime në nënstacione nga vet punonjësit për shkak të ngarkesave për të mos pasur probleme me linjat e tensionit të ulët dhe të mesëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy