Stuhitë lënë pa energji elektrike disa fshatra në juglindje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stuhitë lënë pa energji elektrike disa fshatra në juglindje

Gjashtë fshatra të njësisë administrative Lekas, prej 24 orësh janë pa energji elektrike. Bëhet fjalë për fshatrat Gjergjevicë, Tudas, Lavdar, Brozdovec, Gjinikas dhe Kreshpanj, të cilat prej orësh kanë mungesë të energjisë elektrike.

 

Lajmi bëhet me dije nga administratori i kësaj njësie Elson Ruka, i cili tha se e gjithë kjo ka ardhur për shkak të erërave të forta  dhe rrjetit të amortizuar, i cili shtrihet në një gjatësi shumë të madhe, në një terren të thyer malor.

 

Advertisement

Administratori po ashtu bën me dije se tre grupe të OSHEE-së janë duke punuar në terren për rikthimin e energjisë elektrike në këto fshatra, të një prej zonave më të thëlla malore të bashkisë së Korçës.

 

Shkëputje të herpashershme të energjisë ka pasur edhe në disa fshatra të tjerë të juglindjes së vendit.

 

Advertisement

Nga ana e drejtorisë së OSHEE-së për qarkun e Korçës, gjatë orëve të fundit nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike në zonat e tjera te qarkut, përfshi këtu edhe fshatrat e njësive malore.

 

Gjithashtu nuk janë raportuar probleme sa i përket qarkullimit të banorëve në zonat rurale, kryesisht në ato fshatra ku herë pas here ka pasur problematika nga shkarjet e dherave, sidomos në fshatrat e njësive administrative Gorë e Moglicë në bashkinë e Maliqit.

 

Advertisement

Gjatë orëve të fundit në lartësitë mbi 1200 metra ka pasur reshje të pakta dëbore, por që nuk kanë shkaktuar probleme për banorët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy