“Ka filluar të rrah zemra e re e 39-vjeçares, të cilës mëngjesin e sotëm i është kryer transplant i zemrës. Operacioni i vështirë ka zgjatur pesë orë. Pacientit i dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ministri Filipçe.

Filipçe mëngjesin e sotëm njoftoi theksoi se tashmë janë realizuar transplantimet e dy veshkave nga një pacient i vdekur, familja e të cilit është dakorduar që organet të dhurohen për transplant, transmeton Alsat.

“Mëngjesin e sotëm në orën 6:33 filloi procesi për transplantimin e tretë të zemrës në historinë e vendit tonë. Dy pacientë kanë bërë transplantim të veshkave. Mbrëmë vonë, së bashku me kolegët e mi, koordinatorin kombëtar për transplantim, Dr. Maja Mojsova Mijovska si dhe me ekipin e kardiokirurgëve prof. Dr. Sashko Jovev, akademik Zan Mitrev, Dr. Marjan Sokarovski, Dr. Vasil Papestiev, Dr. Tanja Angjusheva bëmë përgatitjet për transplantimin e zemrës dhe veshkave nga një dhurues i vdekur familja e të cilit pranoi të dhuronte organet e pacientit”, ka shkruar Filipçe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";