Gastriti është një shqetësim i zakontë, i cili para se të kalojë në një fazë akute ku duhet të konsultoheni me mjekun, duhet përballuar me parandalimin e duhur, në tryezë  dhe me kura natyrale efektive e të thjeshta, shkruan Living.

Përveçse duhet ndjekur një stil i shëndetshëm jetese: jo duhan, jo alkool dhe sa më shumë lëngje, disa trajtime në kushte shtëpie ndihmojnë shumë, transmeton lajmi.net.

Për çfarë e kemi fjalën? Lexoni më poshtë:

Lëng i freskët lakre

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mucilazat e lakrës krijojnë një shtresë mbrojtëse në muret e stomakut duke favorizuar kështu shërimin e gërryerjeve. Për t’i dhënë një shije më të mirë lëngut të lakrës, mund ta kombinoni me karota e patate të cilat gjithashtu kanë efekte pozitive për stomakun.

Argjilë jeshile e ventiluar

Shtoni një lugë kafeje argjilë jeshile të ventiluar në një gotë me ujë të vakët. Lëreni të pushojë për 5 minuta dhe gjëja më e mirë është ta pini esëll.

Xhinxher dhe kanellë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy medikamente natyrale: xhinxherin mund ta hani të freksët para vakteve, kurse kanellën mund ta merrni në formën e çajit.

Ujë kokosi

Është një pije dezinfektuese që mund ta merrni sa herë të doni gjatë ditës: ndihmon tretjen, stimulon metabolizmin dhe largon dhimbjet e gastritit. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";