Rënia e temperaturave tek disa njerëz vjen e shoqëruar me dhimbje dhe therje të shpatullës, shkruan “AgroWeb”.

Temperaturat kanë një ndikim të fortë në organizëm e bashkë me to edhe punët e përditshme, barra e të cilave ndihet që në fillim tek pjesa e qafës apo shpatullës, transmeton lajmi.net.

Çfarë E Shkakton Dhimbjen E Shpatullës Kur Bën Ftohtë?

Nëse e keni vënë re, kur bën ftohtë tendenca për të mbledhur supet është krejt e natyrshme.

Kontraktimi i muskujve e bën dhimbjen akute dhe të mprehtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, në ditët e ftohta, njeriu dëshiron të mblidhet e të mbështillet pa asnjë dëshirë për të lëvizur.

Lëvizjet e kufizuara fizike shkaktojnë ngurtësim të muskujve.

Nëse ju keni një ‘barrë të rëndë’ stresi mbi supe, atëherë dhimbja do të jetë edhe më e fortë.

Si Mund Të Shmangni Dhimbjet E Dimrit?

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, aktiviteti i rregullt fizik edhe gjatë dimrit mirëmban qarkullimin e gjakut dhe largon dhimbjet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të ngrini pesha të rënda që të forconi muskujt dhe dendësinë kockore.

Aktiviteti i rregullt fizik, qoftë edhe ecja, ndihmon edhe kundër ngurtësimit të muskujve.

Mundohuni të rrini sa më lirshëm. Vishuni mirie dhe çlironi muskujt kur dilni.

Shtendosja e muskujve mundet gjithashtu t’ju ndihmojë kundër dhimbjeve të muskujve që nxiten nga rënia e temperaturave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kur Duhet Të Kërkoni Ndihmën E Mjekut?

Nëse nuk jeni të sigurtë për shkakun e dhimbjes së shpatullës atëherë AgroWeb.org rekomandon të kërkoni ndihmën e mjekut.

Disa prej treguesve të një situate më problematike janë:

Vështirësia në mbajtjen e sendeve ose ngritjes së krahut

Dhimbja që vazhdon gjatë natës ose kur jeni duke pushuar

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhimbja që vazhdon për shumë ditë

Enjtje ose nxirje përreth shpatullës ose krahut,

Temperaturë, skuqje të lëkurës dhe nxehtësi në zonën e dhimbjes.

Çdo simptomë tjetër e pazakontë, siç është vështirësia në frymëmarrje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse dhimbjet shtohen nga i ftohti, atëherë përpiquni të qëndroni në ambiente të ngrohta dhe lëvizni brenda shtëpisë suaj që të përmirësoni fleksibilitetin e gjymtyrëve. /Lajmi.net/