Mjeku italian Antonaci: 10 % kanë migrenë. Pse u dhemb koka shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjeku italian Antonaci: 10 % kanë migrenë. Pse u dhemb koka shqiptarëve

Prof.Dr. Fabio Antonaci në Spitalin Amerikan, në një intervistë për gazetën “Si”, thotë se ka ardhur në Shqipëri për një risi në sistemin shëndetësor: Ngritjen e një qendre specifike për trajtimin e dhimbjes së kokës. Sipas mjekut italian edhe në Shqipëri ekzistojnë një sërë arsyesh se pse njerëzit kanë dhimbje koke dhe ajo çfarë vihet re më shumë është neglizhenca e madhe dhe mungesa e një historiku shëndetësor.

– Çfarë ju nxiti për të ngritur një qendër të tillë në Shqipëri?

Kam ardhur ne Shqipëri sepse këtu nuk ka një qendër për këtë gjë. Në Itali ka shumë qendra të tilla dhe kam menduar ta sjell edhe këtu.

– Çfarë do t’u ofrojë shqiptarëve një qendër e tillë?

Advertisement

Këtu ne bëjmë vizita, mund të bëjmë analiza, rezonanca e të tjera, por ajo që është e rëndësishme është se pacienti ka një ditar me anë të një aplikacioni të vetin ku shkruan çdo gjë që lidhet me dhimbjen e kokës së tij dhe kjo është e rëndësishme për të ndjekur rastin. Pastaj pacientët shikohen çdo muaj dhe këtu kanë mundësi dhe të trajtohen.

– Nga rastet klinike që keni pasur deri më tani, sa të përhapura janë dhimbjet e kokës në Shqipëri duke parë edhe rastet klinike që keni hasur?

Problemi në Shqipëri është si në Itali. 10% e popullit vuajnë nga migrena. Pra nëse në Shqipëri janë 3 milionë persona, kjo do të thotë se 300 mijë vuajnë nga migrena. Vihet re se dhe në Shqipëri ka raste të ndryshme që dhe nuk kanë një diagnozë të mirëfilltë. Unë sot në mëngjes kam vizituar një djalë 25 vjeç me migrenë dhe nuk e dinte se e kishte këtë problem, edhe pse vuante që prej 1 viti e gjysmë. Prandaj duhet një specialist që merret vetëm me këtë sektor për të bërë diagnozën e më pas për të dhënë kurën e saktë. Ka dy lloje dhimbje koke, primare dhe sekondare. Ato primare janë dhimbjet që shkaktojnë sëmundje, ndërsa ato sekondare janë simptoma. Sëmundje domethënë se ne kemi migrene e lloje të tjera sëmundjesh. 90% e rasteve që kam hasur janë sëmundje, ndërsa 10 % kanë thjeshtë simptoma të sëmundjeve të tjera, si përshembull tensioni i lartë, depresioni apo dhe raste te tjera.

– Sipas jush, ka një neglizhencë të qytetarëve shqiptarë për dhimbjen e kokës?

Advertisement

Në Shqipëri duhet informacioni rreth problemit, kështu që është e rëndësishme të informohen për dhimbjen e kokës, jo me trajtime që shohin nga televizioni apo interneti, por ta kuptojnë se dhimbja e kokës mund të kurohet. Nëse t’i mendon se me një qetësues mund të largosh dhimbjen e kokës, kjo nuk shkon, sepse ka disa lloje terapish dhe nëse ty të dhemb koka shumë, 3 herë në muaj, t’i ke nevojë për terapinë parandaluese. Duhet të shikohet se përse vjen kjo dhimbje. A vjen nga migrena për shembull apo nga depresioni. Domethënë duhet të kuptojmë se dhimbja e kokës kurohet sepse është një patologji e rrezikshme.

Pacientët që kanë dhimbje koke duhet të rrinë në shtëpi dhe kjo ndikon dhe në punën e tyre kështu që duhet të kurohet. Ka gjithashtu diçka të rëndësishme. Pacienti duhet të kurohet por duhet edhe të ndiqet. Unë i mbaj mend të gjitha historitë e pacientëve dhe nëse ato kanë një problem, dërgojnë një email dhe unë u përgjigjem. Nëse t’i thjesht i bën një vizitë dhe nuk e ndjek më, nuk mund ta ndihmosh kështu dhe nuk ka rezultat diçka e tillë. Duhet ta ndjekësh pacientin 2, 3, 4 muaj nëse ai ka nevoje për diçka. Duhet te jesh i disponueshëm. Të gjithë pacientët e mi në Itali e kanë numrin tim të telefonit dhe emailin, mund të më gjejnë në Facebook, Instagram. Domethënë ata e dinë gjithmonë ku të më gjejnë nëse kanë nevojë për gjë. Kjo është shumë e rëndësishme.

– Cilët specialistë të tjerë do të jenë pjesë e kësaj qendre?

Tani për tani jam vetëm unë. Kam edhe një kolege neurologe që do të më ndihmojë, pasi ka pacientë që kanë nevojë të diagnostikohen dhe ky proces zgjat deri në 7 ditë.

Advertisement

– Cilat janë hapat që duhet të ndjekim për të pasur një shëndet të mirë të kokës?

Sipas meje, gjëja e parë që duhet të bëjë dikush që ka dhimbje koke është të mbajë një ditar sepse kjo do ta ndihmojë shumë kur të shkojë te neurologu. Pastaj ka një sërë gjërash që duhen para se të bëjë vizita. Duhet të mbash mend historinë, duhet të kesh analizat në dorë. Njerëzit janë të prirur të bëjnë direkt rezonancën por dhimbja e kokës nuk funksionon kështu. Diagnoza e 90% të personave bëhet me anë të historisë klinike dhe analizave neurologjike. Të tjerat janë harxhim kohe dhe parash.

– Një mesazh për përkujdesjen e shëndetit të kokës?

Njerëzit duhet të kenë në konsideratë dhimbjen e kokës. Dhimbja e kokës nuk është diçka që mund ta nënvlerësojmë. Ndonjëherë mund të të shoqërojë gjithë jetën sepse ndoshta e ke trashëguar nga dikush. Kështu që ky problem duhet të konsiderohet. Mos e merrni si diçka kalimtare. Sot mund të jetë e tillë, por nesër mund të përkeqësohet. Pra, dhimbja e kokës është diçka që duhet të trajtohet nga një specialist i posaçëm dhe jo një mjek i përgjithshëm apo një neurolog i përgjithshëm. Ka një specialist për dhimbjen e kokës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy