Një jetë pa fruta do të ishte shumë e pashëndetshme. Ato duhet të jenë pjesë e dietës sonë të përditshme, shkruan “AgroWeb”.

Por jo të gjitha frutat janë të përshtatshme për nënat që ushqejnë me gji bebin e tyre, transmeton lajmi.net.

Sipas specialistëve frutat që nuk duhet të konsumohen në këtë periudhë janë agrumet, luleshtrydhet, kivit, ananasi, portokalli dhe rrushi, pasi shtojnë një aromë pikante në qumështin e gjirit.

Disa foshnje mund të mos pëlqejnë shijen e qumështit. Disa mund të vjellin dhe foshnje të tjera madje mund të zhvillojnë skuqje në lëkurën e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa qershia, kumbulla dhe manaferrat mund të shkaktojnë gazra për foshnjën. /Lajmi.net/