Sepsis është  një sindromë e karakterizuar nga një përgjigje jonormale inflamatore sistemike e kryer nga trupi pas kalimit në gjak të mikroorganizmave patogjenë. Është një gjendje kërcënuese për jetën dhe shumë e shpeshtë. Një ekip shkencëtarësh biomjekësorë në Universitetin Riverside të Kalifornisë ka identifikuar molekulat, rrugët dhe dinamikat e qelizave imune të lidhura me sepsin që mund të ofrojnë strategji terapeutike për të parandaluar sëmundjen të bëhet vdekjeprurëse. Studimi u botua në “Journal of Leukocyte Biology”.

Proteina CD52 në limfocitet dhe proteina S100A9 e përfshirë në proceset inflamatore  janë të pranishme në të gjitha qelizat e gjakut, por ndikojnë shumë tek njerëzit që preken nga Sepsi. Si këto ndryshojnë fillimin e sindromës, veçanërisht brenda gjashtë orëve të para dhe mund të rezultojnë në vdekjen e pacientit. Studiuesit zbuluan se proteinay, përveç ndryshimit brenda gjashtë orësh, synojnë rrugë të caktuara qelizore në qeliza të veçanta imune. Ndryshimet në shprehjen e CD52 janë shoqëruar me rezultate të mira, që do të thotë nxitje e aktivizimit të qelizave imune mbrojtëse. S100A9, nga ana tjetër, veproi si një nxitës molekular i sepsit fatale.

Por kjo nuk është e gjitha. Sipas Meera Nair, profesore e shkencave biomjekësore dhe bashkautore e studimit, rrugët molekulare për sepsin fatal dhe Covid-19 ngjajmë shumë. Në veçanti, u arrit në përfundimin se tek individët që vuajnë nga përgjigja jonormale inflamatore, trombocitet humbasin funksionin e tyre, njejtë  si njerëzit me koronavirus. Shkencëtarët argumentojnë se nëse funksioni i trombociteve mund të rikthehet duke synuar rregullatorët kryesorë të këtij procesi, ai mund të nxisë mbijetesën si tek sepsi ashtu edhe në Covid-19.

Hetimi në fjalë u bazua në marrjen e mostrave të gjakut nga pesë pacientë. Ato mostra u përpunuan në një sekuencues me një qelizë që i lejoi studiuesit të kuptonin sjelljen e secilës qelizë dhe jo një mesatare të të gjitha qelizave. Shumë lloje qelizash janë gjetur të sillen ndryshe gjatë sepsit. Duke përdorur sekuencimin do të jetë e mundur të gjurmohen veçmas trajektoret e qelizave dhe kështu të parashikohen raste në të cilat infeksioni mund të rezultojë fatal. Hapi tjetër do të jetë hetimi i ngjashmërive midis sepsit dhe Covid në mënyrë më të thellë.
(Il Giornale, gazeta “Si”)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";