“Korçarët nën tension”, 1 në 6 vuan hipertensionin: Ja shifrat për çdo qytet

Diagnostikimet me sëmundje kronike, siç janë Hipertensioni Arterial dhe Diabeti, po rriten nga dita në ditë duke shkaktuar kështu një impakt të thellë mbi personat e prekur dhe mbi familjarët e tyre, pasi ndryshimet që vijnë prej këtyre sëmundjeve mund të prekin cilësinë dhe mirëqenien e jetesës së individit.

Sipas shifrave më të fundit nga INSTAT, gjatë vitit 2019 sëmundshmëria e raportuar për Hipertensionin Arterial dhe Diabetin vazhdon të ngelet më e larta mes gjithë sëmundjeve të tjera kronike të raportuara. Sipas informacionit të bazuar mbi raportimin e mjekëve, për individët të diagnistikuar me këto sëmundje, shohim se numrin më të madh të personave me hipertension arterial e ka qarku i Korçës me 1521 raste për 10 mijë banorë, i ndjekur nga Berati dhe nga Vlora.

Duhet thëne se prevalenca e rasteve të hipertensionit për Korçën është 63% mbi mesataren kombëtare ku 1 në 6 persona vuan nga hipertensioni, e ndërsa qarku i Durrësit qëndron 70% nën mesataren kombëtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numrin më të lartë të të prekurve më sëmundjen e diabetit e mban qarku i Elbasanit me 352 raste për 10 mijë banorë, i pasuar nga qarku i Durrësit me 322 dhe i Lezhës me 293 raste për 10 mijë banorë. Numrin më të vogël të të prekurve me diabet e regjistron qarku i Beratit. Prevalenca e rasteve të diabetit për Elbasanin qëndron 82% mbi mesataren komëtare.(scan)