SHIFRAT/ Për çfarë po i shërben porti i Durrësit Kosovës? Ja mallrat që transportohen më shumë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHIFRAT/ Për çfarë po i shërben porti i Durrësit Kosovës? Ja mallrat që transportohen më shumë

Porti i Durrësit vijon të luajë rol të rëndësishëm në transportin e mallrave drejt/nga Kosova.

Referuar Autoritetit Portual Durrës, rreth 53 mijë ton mallra tranzit nga/drejt Kosovës janë përpunuar gjatë periudhës janar-prill të këtij viti në Terminalin Lindor dhe në atë Perëndimor të portit të Durrësit.

Nga të dhënat statistikore portuale, mësohet se mallrat kryesore që mbërrijnë me anije në portin më të madh të vendit dhe që kanë si destinacion Kosovën janë rrotativat me llamarina, xhamat, çimento dhe hekuri për ndërtim. Në Terminalin Perëndimor në këto katër muaj janë shkarkuar 15,540 ton llamarina, 6,720 ton xhama, 3,230 çimento dhe 2,450 hekur për në Kosovë. Ndërkaq, në Terminalin Lindor nga anijet janë përpunuar 24,864 ton qymyr gjithsej, që transportohet më pas me automjete drejt Kosovës” njofton APD.

Gjatë vitit 2019, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 31 anije me afro 106 mijë ton mallra, të cilat janë nisur më pas drejt Kosovës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy